Si një treadmill shkon e kund nuk shpie rruga,
Djeg kilokalori kujtimesh më të ëmbla
Nga ç’thonë manualet për një jetë të rregullt
(Gishtat më s’i shpoj për gjak vëllami,
Por për t’ëmblin tim që mat me ankth sëmundin).
Borxhin e dritës po kthejnë mbrapsht dritaret,
Unë timin dot s’e kthej…
Kështu më bie muzgu
Me drurë këmbësor.
Një menisk vagoni kuiti nëpër kthesë,
Treni qen besnik ndjeu mort sërisht,
Eshtra metalike ndjeu mot të prishur,
Shkon e kund nuk shpie,
Vjen e kënd nuk sjell.
Borxhin e ditës s’ma kthejnë trotuaret,
Borxhin e mbrëmjes s’ua kthej dot dritareve,
Bie ora ime e Arkeopteriksit,
Rrëshqanorit tim i mbijnë krahë dëshiri,
Më brof nëpër shpatull syth evolucioni:
S’të thashë lamtumirë, o dinosauri im,
Lamtumirë s’të thashë…
Ranë të flenë të madhin saurët e shtangët,
Në parkime falas ranë të flenë mustangët,
Me ç’më rrjedh nga zogjt dashkam një fole
Më ndonjë degë godine,
Me ç’më tha fizika dashkam një shpjegim
Fandaksur në formula
Me përkufizime.
Kur i thanë “i ri” s’e menduan kohën,
Lashtohet ky qytet se shpejt plaket hekuri, -
Siç gruaja dhe uraniumi,
Ka kohën e vet
Të gjysmëzbërthimit,
Moshë e ndryshkut:
Merr frymë e oksido
Rropullitë e tua,
Thjesht një këmbim lëndësh, pra, e gjitha,
Dhe kujtimi yt po kështu,
Gjysmëzbërthehet, ajme, dhe ai,
Pah i ndryshkut tënd
Më mbulon mëlçinë
Edhe zëmrënë.
Më i hidhur zhgënjimi i insektit
Nga gonxhja plastike se sa nga rrjetë e meri mangës,
Zbërthehet oksidi mbi gjymtyrët e urës
Si këmishë prostitute,
Mbi gjymtyrët e mia
Bien luspa të vjetra mbretërimi
Të ish llojit sipëran.
Një tabelë lokali u sëmur sërisht,
Me verdhëz Ballkani:
“Brick”.
Haleluja, ka shpresë për ethe
Dhe fërgëllimë,
Bujtin njerëz të huaj
Që bakshishet llogarisin gabim
Kësaj nate me dritare që kthejnë reparacionet e ditës pa ty,
Përqindje të ftohta
Baluket rrëzojnë mbi tavolina.
Një trëndafil i lodhur ambulanti që dot s’u shit
Pështet fletët mbi suprinë.
Fytyra jote feksi një çast (wie einst Lili Marlene)
Prapa e pas parvazeve të kujtesës,
Më shumë si mëllaga e një plage
Se sa si plaga e një mëllage,
Plagët kanë kohë gjysmëmbërthimi
Si këmisha e djaloshit tek shtir mosvëmendjen.
Fytyra jote theksi një çast.
Mbi rrafshnaltën e malit mbinë parafjalët,
Të vetmet bimësi që mund të mbijetojnë ckërkat e tanisë,
Një bagëti pa zot kullot aty-këtu pari,
Zënë zilet e brejnë vetminë dhe barin,
Lëpijnë gurë kripe
Si një vaginë të ashpër
Shajaku.
Një pra e kafshuar në rrënjë si kokë ushtari,
Një kështu e shqyer (gjëmb endemik gomari që sfidon gjëmbin e Tolstoit)
Presin shiun e mbijetesës, ndërsa thundrat
Largohen për të tjera mizori në mugëtirë.
Do të vijnë fshatarë për të bërë mullarët e tyre të verbër
Me cfurqe të mprehtë tri-dhëmbor, si perëndi të muzgut,
Rrugë tjetër s’ke,
Njom ca baltë krijimi me nofulla sekreti
Dhe ngjite kashtën
Me dashuri të denjë prej zogjsh për foletë
Nën sqetullën e pasigurt të drurit këmbësor
Që po të ndjek teksa ti
Si ai ecën e për kund nuk shkon.
wonderful!
ReplyDeleteDua t'i jap një këshillë të shpejtë kujtdo që ka vështirësi në marrëdhënien e tij ose të saj të kontaktojë Dr. Agbazarën sepse ai është i vetmi që është i aftë të rikthejë marrëdhënie ose martesa të prishura brenda një afati kohor prej 72 orësh. Mund të kontaktoni Dr. Agbazarën nëpërmjet WhatsApp në +2348104102662 ose t'i shkruani nëpërmjet email-it të tij në ( agbazara@gmail.com ).
ReplyDelete