Friday, December 11, 2015

Meridionale

Unë paralel,
ti meridian,
në pikë-takime 
ngul çastin
çekan’ i rëndë 
i fatit me koordinata,
mbërthyer si shenjt
vdes; pastaj
flur sërisht,
kërkohemi
gjunjëkëputur,
nuk mundim të mos mundim, sepse
megjithatë
rrotullohet
thanë;
“megjithatë”…
S’mundje fryma,
Firoma t’umor,
fryma m’u mor,
mushkri të veçanta 
dashkësh lumturia,
tjetër aerobi.
Meridianin tënd do të pres
diku në pol të durimit,
një pikë-vetmi 
që më nuk lëviz
dhe n’u rrotulloftë
e n’u përmbystë 
e si rrotull fati
bota
të pëmbytet,
ti atje do të vish 
me të gjitha si-të,
e pashmangshme.