Friday, August 12, 2016

***

Pllakosi kjo paqe kështu, Dhe plumbi i heshtjes më shumë se topi gjëmon. Hologramet e mia s’i mban shtëpia, Të etur për eter të sikurit Më shumë se Aleksandri për botë. Është bota më e lumaksur Për Aleksandër Thashë Kimera guerrile mbushur plot - Dhe ky është thelbi. Asgjë mos beso: Ku ka tym s’ka zjarr, Zhgënjim i thellë prej proverbi E ftohta Më kërkon kocka kërciri e parakrahu. Po matem t’ia jap. Sa me dhëndër ngjan meiti me rrobat e mira Ato që duhen për një vaki e rast! Më rast e vaki se vdekja nuk gjen, mendova, Në qivure me qefinë duket zjen e vlon hareja, Ndërsa këtu Tek gjithmona e jetës Ka pllakosur një paqe jeshili, Ironi kërmilli, Dhe plumbi i heshtjes më tepër se topi gjëmon.