Thursday, July 21, 2016

***

Pamja jote e fundit digjet qetesisht ne trurin tim
Me një tym të butë që më bën të dyshoj rrezikun për lotë,
I njoh ato shkarpa të vjetra fëmijërie, edhe qarjen e hidhët ua njoh
Kur janë të njoma dhe për zjarr i detyrojnë nën jamake të ashpra
Me blozë traditash ku terren zjarre të tjerë, me gjasë më të mbrothët
Prej kopaçesh të mbara lisash të pjekur dhe prerë me sira,
Ky zjarri ynë është i tersët, një lule jasmini gënjyer nga stina lakmuese
Për të thartë funddimri si me neps shtatëzanie,
Ky zjarri im të kujton e sjell të ftohtën, siç duhet një zjarr i mençur
Gjithmonë e jetës të bëjë, o grua e pamundur, ky zjarri im prej shkarpe të njomë
Që merr mezi, e terr me zi, me lotë values që fishkëllojnë një dënesë ligatine të penduar
Në mënyrë pavetore të foljes korrekte që ta flas gjithnjë e që më mbyt nën magjen
E magjinë e pamundësisë që nuk zien kurrë ngase nën përcëllimin e lotit të zjerë
E shoh, pa u hijeshuar dot nga hiri…

Friday, July 1, 2016

Revista Saras

http://revistasaras.al/wp-content/revista/saras-revista-15-01-07-2016.pdf?1