Saturday, January 9, 2016

*

Një pyll ish një pemë e vetme.
A s’mund të jemi drurë të largët
me gishta nëntokësor mbërthyer?
Ndahu pa u ndarë në mundsh,
por sidomos
mos u nda me puthje,
se kalë i përbaltur puthja e ndarjes
dyndur nga argjilat e lagëta të domosdosë.
Ato buzë humnere
mos m’i jep.